Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-udhëheqësve të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Lajmi u bë i ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen e tyre zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Pas urdhrit të tij drejtuar Policisë së Kosovës, më 8 tetor, si dhe parashtrimeve nga Policia e Kosovës dhe nga palët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Në paraqitjet e tyre, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020.
