Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guilloi ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Me këtë rast, Guillou ka kërkuar nga palët që deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht, pra deri në rishikimin tjetër të paraburgimit. Vendimi për zgjatjen e paraburgimit është marrë më 24 dhjetor, mirëpo që është bërë publik tash së fundmi. Gjykata ka konsideruar në vendimin e saj se përkundër kushteve të propozuara nga avokatët mbrojtës ekziston sërish rrezik që të akuzuarit të ndërhyjnë në proces.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …