Gjykata Speciale, si zakonisht tanimë fund të vitit të katërt të arrestimit, ua ka vazhduar paraburgimin katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për gjoja krime të luftës. Ky vendim u publikua më 14 gusht 2024, duke sjellë në vëmendje një detaj interesant. Paneli gjykues ka pranuar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari, Kadri Veseli, kanë qëndruar për një kohë të gjatë në paraburgim. Duke marrë parasysh këtë, Paneli ka paralajmëruar se do të bëhet një rishikim i hollësishëm për të vlerësuar nëse paraburgimi i tyre është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm. Paneli do të vazhdojë të monitorojë në çdo fazë të këtyre procedurave për të siguruar që gjykimi të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të shqyrtojë nëse paraburgimi i vazhdueshëm është i justifikuar,” thuhet në vendim.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …