Gjykata Speciale vendos kufizime ndaj Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë

Gjykata Speciale ka vendosur kufizime ndaj ish-zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, i akuzuar për pengim të drejtësisë. Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata e Hagës, Kuçi është ndaluar të ketë kontakte me të akuzuarit e tjerë, përfshirë Hashim Thaçin, Fadil Fazliun dhe disa individë të tjerë të përmendur në aktakuzë. Ky vendim është marrë për të ruajtur integritetin e procesit dhe shmangur mundësinë e ndikimit në dëshmitarët. Kuçi, i cili është i lirë, mohon akuzat dhe ka deklaruar se do të dëshmohet pafajësia e tij në gjykatë. Ndërkohë, të tjerët që janë të akuzuar në këtë çështje, përfshirë Thaçin dhe Fazliun, janë në paraburgim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …