Gjykata Speciale vendos kushte të reja për Hajredin Kuçin, të mos komunikojë me asnjërin prej bashkë të akuzuarve

Më 24 mars 2025, në Hagë kanë vendosur kushte të reja për Hajredin Kuçin, i cili akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës, përfshirë një masë që ndalon komunikimin e tij me bashkë të akuzuarit dhe personat e tjerë të përmendur në aktakuzë. ZPS kërkoi që, përveç paraqitjes së Kuçit kur është e nevojshme, t’i shtohet si kusht edhe ndalimi i komunikimit të tij me të akuzuarit e tjerë, si Hashim Thaçi, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, dhe disa persona të tjerë që janë të përmendur në aktakuzë, përfshirë Fahri Fazliu, Blerim Shala, Artan Behrami, dhe Vllaznim Kryeziu. Sipas vendimit të gjyqtares Marjorie Masselot, kjo masë është e nevojshme për të mbrojtur procedurat dhe për të siguruar që nuk do të ketë interferencë në proceset gjyqësore. Kuçi, së bashku me të akuzuarit e tjerë, akuzohet për pengimin e zyrtarëve të gjykatës dhe për përpjekjet për të ndikuar në dëshmitarët gjatë periudhës së paraburgimit. Mosrespektimi i këtyre kushteve do të ketë pasoja të rënda për Kuçin, duke përfshirë mundësinë e lëshimit të një urdhri arresti për të dhe ndalimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …