Gjykata Speciale ka vendosur masa të rrepta ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pavarësisht vendimit për ta lënë të lirë. atij iu ka ndaluar të diskutojë përmbajtjen e akuzave dhe procedurën gjyqësore me familjarë ose persona të tjerë, përveç avokatit mbrojtës. Po ashtu, iu ka ndaluar të bëjë deklarata publike ose të kontaktojë dëshmitarë të mundshëm. Në urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake thuhet: Kuçi duhet të përmbahet nga çdo kontakt i drejtpërdrejtë ose i tërthortë me dëshmitarë ose viktima. Ai duhet të respektojë kufizimet e lëvizjes në territorin e shtetit pritës dhe të ndjekë udhëzimet për paraqitjen e tij në Gjykatë. Gjykata ka vlerësuar se Kuçi nuk paraqet rrezik për t’iu shmangur drejtësisë, duke përmendur karrierën e tij politike dhe dënimin e ulët që mund të marrë. Sipas aktakuzës, ai mund të dënohet me gjobë ose deri në gjashtë muaj burg për akuzat e mospërfilljes së Gjykatës.
Kontrolloni gjithashtu
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes. Në fjalimin …