Pjetër Shala

Gjykata Specialja sot shpall vendimin në rastin kundër Pjetër Shalës, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë që vërteton fajësinë e tij

Mbrojtja e Pjetër Shalës, thotë se kemi të bëjmë me një numër jashtëzakonisht të madh të arkivave dhe dokumenteve interesante për këtë çështje të cilat nuk janë më të disponueshme dhe sigurisht që këto arkiva dhe dokumente do të kishin qenë shume interesante për këtë çështje. Mbrojtja e Pjetër Shalës nuk e ka pasur të mundur që të konsultohet me këto dokumente sepse ndryshe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ne nuk kemi marre informacion nga autoritetet serbe. Autoritetet serbe të cilat i kanë këto arkiva dhe dokumente dhe nuk kemi përfituar nga ky dokumentacion dhe duket se autoritetet serbe janë shume krenare, janë shumë të lumtura dhe këtë gjë e kane thënë edhe përpara Parlamentit serb. Pra ata janë shume të lumtur sa i takon përdorimit te informacionit ose një pjese të informacionit që ata kane sjellë që t’ia japin Zyrës se Prokurorit. Dokumente të cilat ne nuk i kundërshtojmë dot. Të nderuar gjykatës as ju nuk keni qasje në këto dokumente dhe arkiva. Edhe njëherë, kemi të bëjmë me një pjesë të realitetit që tani në këtë moment është e duhur  por ju nuk e keni. Pra, ne nuk na është dhënë qasje në këtë informacion, nuk e dimë arsyen pse por ajo çfarë dimë me siguri është që diçka ka ndodhur dhe ne nuk kemi pikë informacioni lidhur me të, thuhet ndër të tjera në deklarimin e avokatit të Pjetër Shalës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …