PZAP

Gjykata Supreme e Kosovës anuloi vendimin e PZAP-së duke mos e çuar në rivotim Komunën e Hanit të Elezit

Gjykata Supreme e Kosovës anuloi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duke mos e çuar në rivotim Komunën e Hanit të Elezit.  Javën e kaluar, PZAP-ja miratoi ankesën e kryetarit të deritashëm, Rufki Suma, dhe vendosi që kjo komunë të shkojë në rivotim. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar, Mehmet Ballazhi, i cili i fitoi zgjedhjet, u ankua në Gjykatën Supreme. Nga Gjykata Supreme, çështja iu kthye PZAP-së në rivendosje. “Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …