Gjykata Supreme e Kosovës liron, Ivan Todosijeviq, nga akuzat për gjuhë të urrejtjes në deklaratën e tij ku mohonte Masakrën e Reçakut

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar zyrtarin e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, nga të gjitha akuzat për gjuhë të urrejtjes në deklaratën e tij ku mohonte Masakrën e Reçakut. Në arsyetimin e këtij vendimi, Gjykata ka zbuluar se në rastin konkret nuk janë vërejtur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Por se bazuar në provat e administruara në këtë çështje penale del se aktgjykimet e kundërshtuara janë marrë në shkelje të ligjit penal KPP-së, pasi që vepra për të cilën i pandehuri është shpallur fajtor dhe është dënuar,  nuk është vepër penale. Pra, provat e administruara nga ana e dy gjykatave më të ulëta gjyqësore janë interpretuar në mënyrë të gabueshme dhe rrjedhimisht janë nxjerr konkludime të gabuara, dhe atë në dëm të të pandehurit, andaj kjo e bën të mundur ndryshimin e aktgjykimeve duke e vendosur këtë çështje në mënyrë meritore”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …