leoni

Gjykata Supreme e Kosovës ndryshoi masën e paraburgimit për Albin Kurtin dhe Albulenë Haxhiun

Kolegji prej tre gjyqtarësh i Gjykatës Supreme të Kosovës, ka ndryshuar masën e paraburgimit për  Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun. Gjykata Supreme duke vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka aprovuar pjesërisht kërkesën dhe ka ndryshuar aktvendimin e formës së prerë, ashtu që ndaj të pandehurve ka ndërprerë masën e paraburgimit dhe u ka caktuar arrest shtëpiak. Të pandehurit Albin Kurti, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 28.12.2015, ndërsa të pandehurës Albulena Haxhiu, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 07.01.2016”, thuhet në kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …