Gjykata Supreme e Kosovës, nikoqire e Konferencës së 14-të të kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore

Gjykata Supreme e Kosovës për herë të parë është bërë nikoqire e Konferencës së 14-të të kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë konferencë u theksua se është qenësore që sistemi gjyqësor në vend të këtë pavarësinë e tij dhe të jetë i pandikuar. Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, tha se pavarësia e gjyqësorit është pa dyshim gurthemeli i një demokracie funksionale dhe “është baza dhe çatia e të gjithë shtetit të së drejtës”. Me këtë rast, ai foli edhe për pavarësinë e gjyqësorit, derisa tha se disa herë ka pasur tentativa për ndërhyrje. Kjo konferencë përfaqëson një mundësi të shkëlqyeshëm për të gjithë ne që shkëmbejmë ide, dhe bashkëpunojmë për të forcuar sistemet tona gjyqësore nëpër mjet shkëmbimit të praktikave më të mira juridike. Kjo konferencë po organizohet për herë të parë në Kosovë. Pavarësia e gjyqësorit është pa dyshim gurthemeli i një demokracie funksionale, është baza dhe çatia e të gjithë shteteve të së drejtës pa të cilin parim gjyqësor nuk do ta kishte asnjë kuptim”, tha Rexhepi. Ulja e pagave të gjyqtarëve, nismat për ndryshime kushtetuese ligjore, ishin disa nga ndërhyrjet që sipas Rexhepi ishin bërë nga politika.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …