Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë për luftëtarët dhe eprorët e UÇK-së nga Drenica, të akuzuar për gjoja krime lufte. Ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, i është konfirmuar dënimi me 3 vjet burgim, aq sa është edhe dënimi i ish-deputetit, Fadil Demaku. Dënimet janë vërtetuar edhe për Isni Thaçin, Zeqir Demakun dhe Jahir Demakun të dënuar me nga 6 vjet burgim. Dënimi me nga 3 vjet është konfirmuar edhe Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajn.
Fadil Demaku ka konfirmuar lajmin për këtë vendim skandaloz. Ai ka shkruar “Maskarada e Drenica 2 nga Gjykata e shkallës se parë, Apelit e deri në Supreme. Turpi nuk paska fund. Faleminderit shteti ynë për këtë shpërblim të pamerituar. Koha do ta vërtetojë këtë”, ka shkruar ai.