Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që Tomor Morinën të mos e ekstradojë në Serbi. Ish-ushtari i UÇK-së, ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase me urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia. Pas arrestimit të tij, autoritetet serbe në vazhdimësi që ta ekstradonin në Serbi. Mirëpo, Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut, sot ka marrë vendim që Morina të mos ekstradohet në Serbi. “Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit Tomor Morina, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimi e Gjykatës Supreme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …