leoni

Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e Vetëvendosjes, që e paraqiti kundër vendimit të PZAP-së, për certifikimin e Listës Serbe

Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë ankesën e Vetëvendosjes,  që e paraqiti kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me certifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet parlamentare. Lajmin për medie  e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu-Uka. “Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me këtë aktvendim urdhërohet që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, thuhet në aktvendimin e gjykatës. Fillimisht, mos-certifikimi i Listës Serbe nga KQZ tërhoqi kritika e shqetësime nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian e Gjermania. Në reagimet e tyre të ngjashme, ata u shprehën se janë të shqetësuar për përfshirjen “e kritereve të motivuara politikisht” dhe u tha se procesi i certifikimit duhet të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet dhe se ky proces nuk duhet të politizohet. Ekspres

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Ramush Haradinaj: Të bashkohemi për një Kosovë fituese, për të dalë nga izolimi dhe sanksionet, ku na ka katandisur, Qeveria-Kurti

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, …