Gjykata Supreme ka vendosur që mbi 3 mijë e 700 pako me fletëvotime të ardhura nga Serbia mos të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit. Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat, përfshirë këtu të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, KDTP-së, PLE-së, PDA-së e PDS-së në PZAP i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia. Gjykata Supreme brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe ka vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputet të subjekteve politike. Gjykata Supreme ka pranuar 7 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Me vendimin e sotëm të gjykatës Kushtetuese Koalicioni Nisma, AKR e PD do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve veçse ka nisur zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e mbi 1400 vendvotimeve. Rinumërimi e certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zgjasë deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.
