Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Koalicionit për Familjen, duke rrëzuar vendimin e PZAP-së, për një gjobë prej 7,000 eurove

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Koalicionit për Familjen, duke rrëzuar vendimin e PZAP-së, i cili kishte shqiptuar një gjobë prej 7,000 eurosh për deklarata publike. Ky vendim konfirmon se shprehjet “Turp ju qoftë”, “Mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe vazhdimësisë së jetës, si dhe e ardhmja e fëmijëve nga degjenerimi dhe prishja”, si dhe “Anomali sociale dhe dukuri degjeneruese”, janë brenda kufijve të lirisë së shprehjes. Kjo është një fitore e madhe për lirinë e shprehjes dhe një precedent i rëndësishëm për të drejtat themelore demokratike. Ankesa u pranua si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë, duke vulosur një standard të ri në mbrojtje të vlerave dhe të drejtës për të mbrojtur familjen! Ndërkohë Koalicioni për Familjen e mbajti fushatën elektorale me një atmosferë triumfuese dhe fishekzjarre në lagjen Hajvalia të Prishtinës. Energjia pozitive dhe mbështetja e fuqishme nga qytetarët e kësaj zone dëshmuan rritjen e entuziazmit për këtë subjekt politik. Ky ishte tubimi i dytë me mbështetje të madhe brenda ditës për Koalicionin për Familjen, pas një tubimi elektoral të suksesshëm të mbajtur, në Fushë-Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti, ka emëruar familjarë të tij e militantë të partisë, në pozita publike në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike

Pak para përfundimit të mandatit, kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka emëruar …