Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Gjykata Supreme e Kosovës brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputetët e subjekteve politike në lidhje me procesin zgjedhor të 6 tetorit.Gjykata Supreme nga gjithsej 7 ankesa të pranuara, ka refuzuar 6 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka hedhur poshtë edhe një kërkesë të deputetëve.Sipas këtij vendimi janë refuzuar ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi, deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane, dy ankesa nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, një ankesë nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve, ndërsa ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka është hedhur poshtë si e palejuar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Zgjidhja është fare e thjeshtë, fillimisht duhet dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, shpërbërja e Kuvendit

Në një  komunikatë  të LDK-së, lidhur me zgjedhjet e parakohshme thuhet se: pas tre vjet …