Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar të gjitha votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. Në bazë të rezultateve zyrtare të KQZ-së, pas numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 7,152 vota, kurse PDK ka marrë 5,330 vota, ndërsa LDK ka grumbulluar 4,892 vota Koalicioni AAK-PSD ka marrë 3,190 vota, ndërsa, koalicioni NISMA-AKR-PD ka gjithsej 1,401 vota. Sot do të rinumërohen katër vendvotimet për të cilat vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E gjithë kjo e çon drejt fundit procesin e numërimit dhe rinumërimit të votave, proces ky i cili ka zgjatur më shumë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ky numërim u bë për shkak të dyshimeve për manipulime të ndryshme të votave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …