Gjykata Supreme në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të mos ketë rigjykim për Grupin e Kumanovës. Avokatët e të dënuarve “Grupit të Kumanovës” këtë vendim të Gjykatës Supreme e kanë quajtur shkelje flagrante e ligjit, pasi nuk është marrë parasysh asnjë provë e palës mbrojtëse të të dënuarve. Ata kanë vlerësuar se me këtë vendim është hapur mundësia që lëndët të dërgohen në gjykatën e Strasburgut. “Tash e kemi tajmingun edhe intervalin kohor prej tre muaj që të aplikojmë te Gjykata e Strazburgut për të drejtat e njeriut edhe këtë punë do ta rregullojmë. Ne si palë mbrojtëse, mendoj si një ekip do të shkojmë me një aplikim për të gjithë të dënuarit”, ka thënë avokati Naser Raufi. Ai ka shtuar më tutje se sipas ligjit për procedurën penale, posaçërisht për ndihmën juridike, mendoj që mund të realizohet edhe që të formohen ekipe prej prokurorisë të Maqedonisë së Veriut dhe shteteve që janë involvuar në këtë rast, Republika e Kosovës, e Shqipërisë edhe Gjermanisë ku ka nënshtetas prej këtyre shteteve”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …