Kadri Veseli

Gjykata Supreme refuzoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga avokati i Kadri Veselit

Paneli i Gjykatës Supreme ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me paraburgimin të parashtruar nga ana e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po akuzohet për krime lufte. Më 30 qershor 2022, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, kishte caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e dorëzuar nga mbrojtja e Kadri Veselit më 29 qershor 2022, lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Gjykatësi, të cilët kanë vendosur për këtë kërkesë janë Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Mihael Bolander. Më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria paragjykon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetisht.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …