Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar vendimin për decertifikimin e 87 kandidatëve që kanë kandiduar për zgjedhjet lokale pas vendimit të Gjykatës Supreme. “Nga ne kërkohet që të anulohet vendimi për decertifikimin e 87 kandidatëve. Komisioni Qendror Zgjedhor ka vepruar sipas ligjit dhe ka zbatuar ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale dhe ka qenë e obliguar të veprojë ashtu siç ka vepruar. Ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai. Pas zgjedhjeve rekomandoj të mblidhemi dhe të diskutojmë për ligjet”, tha kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja Betim Gjoshi ka thënë se ky vendim i Gjykatës Supreme iu mundëson të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale dhe krime të rënda, të të kandidojnë në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …