Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Gjykata Themelore cakton masën e paraqitjes në stacionin policor në kohëzgjatje prej një muaji kryetarit të PSD-së. Dardan Molliqaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor në kohëzgjatje prej një muaji kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj. Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit të datës 2 shkurt 2022 kundër të pandehurit Dardan Molliqaj e ka refuzuar si të pa bazuar dhe ndaj të njëjtit ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor. Masa e paraqitjes në stacionin policor kundër të pandehurit D.M do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar që nga data  1 shkurti  deri më 3 mars 2022, thuhet në komunikatë. Aty bëhet e ditur se gjykata mund të caktoj masën më të rëndë, atë të paraburgimit, nëse i pandehuri shkel masën e shqiptuar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …