Gjykata Themelore e Prishtinës e ka hedhur poshtë aktakuzën për korrupsion ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të tjerëve. Këtë e ka konfirmuar avokati Behar Ejupi, i cili në këtë rast e ka përfaqësuar juridikisht klientin e tij Zejnulla Rexhepi. “Sot më datë 14 qershor kam pranuar aktvendimin me të cilin Gjykata Themelore në Prishtine ka pranuar kërkesën për hedhjen e aktakuzes dhe janë pranuar kërkesat e avokatëve”, tha avokati Ejupi. Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik të vitit të kaluar e ngarkon Aliun me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli: Kurti ka ndryshuar qëndrimet, si kryeministër nuk e mbështet bashkimin kombëtar
Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vënë në dukje evolucionin …