Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht urdhër-arrestin ndaj Albin Kurtit, ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi. Lidhur me kërkesën tuaj konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar përkohësisht ekzekutimin e Urdhëresën për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit ndaj të akuzuarit Albin Kurti. Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale ka vlerësuar arsyeshmërinë e pezullimit për ekzekutim të kësaj urdhërese, është thënë në përgjigje të Gjykatës. Albin Kurti është kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të qershorit, derisa ka qenë në kërkim për rastin e tij të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …