Gjykata Themelore e Prishtinës sot pritet të shpallë aktgjykimin në rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016. Këtë vendim Gjykata e kishte marrë pasi palët dhanë fjalën përfundimtare në rastin e të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.Në fjalën përfundimtare, avokati i Frashër Krasniqit ka thënë se prokurori ka dështuar të bindë se sulmi kundër Kuvendit të Kosovës është kryer nga klienti i tij dhe të akuzuarit e tjerë. Ndërsa, prokurori i Prokurorisë Speciale kërkoi nga Gjykata të shpallë të pandehurit fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …