Gjykata

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pesë të pandehurve

Agjencia turke e lajmeve “Anadoly” ka bërë të ditur se Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për ta caktuar paraburgimit prej një muaji pesë të pandehurve nga Prizreni.  Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 28.11.2016, rrethe orës 04.21 min. në Prizren, në rrugën ‘Remzi Ademi’ pikërisht në objektin e Konsullatës Turke, në bashkëveprim shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurin, në atë mënyrë që duke ndezur fitilat e dy shisheve me molotov i hedhin në drejtim të dritareve të konsullatës. Gjithashtu hedhin edhe gurë në drejtim të objektit të njëjtë ku si pasojë e këtij sulmi është thyer një xham i një dritareje dhe është shkaktuar tymosje e murit dhe të njëjtit ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim. Me këtë veprim të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në bashkëkryerje nga neni 365 parag. 1 lidhur me nenin 31 të KP- të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …