Gjykata Themelore e Shkupit ka vendosur që t’i përfshijë në akuzën e Grupit të Kumanovës edhe 8 persona të tjerë, që më parë akuzoheshin për mbështetje logjistike ndaj grupit të armatosur në Lagjen e Trimave. Avokatët mbrojtës konsiderojnë se Gjykata nuk ka prova se këta persona kanë kryer veprën penale ‘terrorizëm’. Avokatja, Artene Ademi ka thënë se pala mbrojtëse do të dëshmojë se personat e akuzuar për logjistikë, janë të pafajshëm. “Nuk ekziston lidhja kauzale në mes këtyre dy grupeve , dhe ne si mbrojtje me provat dhe dëshmitë që posedojmë duke shpresuar në një gjykim të drejtë dhe të paanshëm do të dëshmojmë pafajësinë e grupit të dytë. Ndërsa në grupin e parë luftojmë në kualifikimin e veprave penale, nuk kemi të bëjmë me terrorizëm dhe organizatë terroriste”, ka deklaruar avokatja, Ademi. Seanca e radhës për Grupin e Kumanovës do të mbahet nesër në Gjykatën Themelore të Shkupit, ndërsa në bankën e të akuzuarve do të ulen 37 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …