Gjykata

Gjykata Themelore ia ka shqiptuar dënim tetë vjet burg, luftëtarit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi

Sot në Gjykatën Themelore, iu ka shqiptuar dënimi me tetë vjet burg, ish luftëtarit dhe eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, i akuzuar gjoja për krime lufte. Ai  është dënuar me 8 vjet burg me të dhëna të instruktuara nga dëshmitarët e mbrojtur të EULEX-it. Xhemshit Krasniqi, duke mos u pajtuar me akuzat dhe ndjekjen që i është bërë, disa vite  ka qëndruar në arrati, por ndërkohë e kishte arrestuar Policia e Kosovës.  Ky luftëtar i lirisë akuzohej se në mes të prillit dhe qershorit të 1999, në një bazë ushtarake të UÇK-së të vendosur në Kukës, në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët gjoja i ka shkelur rregullat e ligjit ndërkombëtar në kohën e luftës ose okupimit dhe me këtë ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile. Gjukatat në Kosovë kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së, duke u mbështetur me dosjet e regjimit të  Serbisë të kohës së Milosheviqit dhe në deklaratat e bashkëpunëtorëve të atij regjimi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …