Gjykata Themelore e Ferizajt edhe në rigjykim ndaj Dardan Krivaqës, e ka dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa e ka liruar nga akuza për dhunim. I akuzuari Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burg për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje, kurse është liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim. Trupi gjykues i përbërë nga kryetari, Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin Krivaça e shpalli sërish fajtor dhe e dënoi me burg të përjetshëm, të cilit do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Edhe të pandehurin, Arbër Sejdiu., e shpalli fajtor dhe e dënoi 15 vjet burg.
