Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur për mediet dhe opinionin se ka anuluar vendimin e Qeverisës së Kosovës, për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke e cilësuar si të kundërligjshëm. Me anulimin e këtij vendimi, Gjykata e ka lënë në fuqi vendimin e 12 shkurtit të vitit 2020. Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë ulur edhe me Ligjin për Pagat. Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se Qeveria-Kurti ka ndërtuar praktikë të kundërligjshme, ku gjykatësit dhe prokurorët e rinj të pranuar pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, paguhen prej 400 deri në 600 euro më pak në raport me kolegët e tyre që janë pranuar në këto pozita para se ligji të hynte në fuqi. Në njoftimin e Gjykatës thuhet: Anulohet vendimi i të paditurës, Qeveria e Republikës së Kosovës i datës 23.11.2022, me numër të referencës Nr.03/109, si i kundërligjshëm. Mbetet në fuqi vendimi i datës 12.02.2020, me numër 01/02, e nxjerr nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky aktgjykim zëvendëson aktin administrativ të anuluar dhe ka karakter detyrues për palët”, thuhet në Aktgjykim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …