Gjykata Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar aktakuzën për mos-raportim të pasurisë ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo ngarkohet se në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarim të pasurisë më 22 mars 2021, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara me ligj. “Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e marrë më 19 qershor 2024, përmes të cilit gjykata ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës të parashtruara nga mbrojtësja e Gërvallës, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku. ky hap u ndërmor me qëllim që gjykata të ketë një pasqyrë më të qartë lidhur me këtë çështje penale si dhe për faktin se e njëjta detyrohet që saktësisht dhe tërësisht të vërtetoj faktet për të marrë një vendim të ligjshëm, ka vendosur që procedura penale e filluar ndaj zonjës Gërvallës Lidhur me akuzën për mosraportim të saktë të pasurisë, në seancën fillestare më 7 mars 2024, zonja Gërvalla ishte deklaruar e pafajshme.