Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, Dejan Pantiq, iu ka ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak. Lajmin për mediet e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Ajo tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale. “Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi. Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Arrestimi i Pantiqit u bë shkas që serbët në Veri të vendosin barrikada nëpër rrugë. Me lirimin e Pantiqit, është e mundur që serbët të fillojnë t’ i heqin barrikadat, pasi konisderojnë se ia kanë arritur qëllimit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …