Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Murat Jasharit e Avni Llumnicës, të dy të dyshuar për sulm kundër ish kreut komunist të Kosovës, Azem Vllasi. Pronarit të motelit “Fontana” Arsim Ibrahimi, ku qëndruan dy të dyshuarit, gjykata i caktoi arrest shtëpiak i dyshuar se ka dhënë ndihmë para dhe pas kryerjes së veprës penale. Avokati i Murat Jasharit, Emrush Kastrati pas marrjes së vendimit tha se nuk qëndron fakti që klienti i tij disponon një listë me persona për ekzekutim, ashtu sikur kanë komentuar disa medie që shpërndajnë sensacione.
