Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që dy deputetëve të opozitës, Ismajl Kurteshit dhe Shqipe Pantinës nga Lëvizja Vetëvendosje t’ iu shqiptojë masën 30 ditë arrest shtëpiak, kurse deputetit të AAK-së, Bali Muharremaj, iu ka shqiptua masa e paraqitjes në stacionin policor. Kjo masë u ndërmor për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit, secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK, dhe veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK, ndërsa kundër te pandehurës Shqipe Pantina për caktimin masës arrest shtëpiak, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …