Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka vazhduar paraburgimin dy të dyshuarve për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi ka thënë për Telegraf se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit dy të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin. Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë arrestuar para katër jave, për spiunazh. Ata kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete serbe. Policia kishte njoftuar se hetimet kanë nisur qysh në vitin 2023.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …