Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtor ish-deputetët Haxhi Shala dhe Ismajl Kurteshi, të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, në nëntor të vitit 2015 duke i dënuar me nga një vit burg me kusht, për të mos e përsëritur veprën e njëjtë brenda dy viteve. Madje Gjykata i obligoi ata edhe me shpenzimet e procedurës secilin veç e veç në shumë prej 50 euro, por edhe për sikur thuhet, kompenzimin e viktimave të krimit në shumën prej 30 euro. Ndërsa, lidhur me veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” është arritur parashkrimi, andaj për këtë është refuzuar aktakuza. Sipas aktakuzës së ushtruar më 8 janar 2016, Ismajl Kurteshi dhe Haxhi Shala akuzoheshin se më 30 nëntor të vitit 2015, rreth orës 11:00, në Sallën e Seancave Plenare në Kuvendin e Kosovës, në Prishtinë, me qëllim të ndërprerjes së punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës, të cilën e posedonin pa autorizim. Haxhi Shala akuzohej se veprimin e ka bërë në cilësinë e deputetit nga radhët e Nismës, ashtu që me disa deputetë të tjerë janë munduar që ta pamundësojnë shoqërimin në polici të deputetit, Albin Kurti nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, po ashtu edhe sepse kishte hedhur gaz lotsjellës duke pamundësuar mbajtjen e seancës plenare. Sami Kurteshi akuzohej se në seancën e 30 nëntorit të vitit 2015, kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit duke pamundësuar mbajtjen e seancës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …