Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore vendosi që aktakuza për veteranët t’i kthehet për përmirësim Prokurorisë Speciale

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se lidhur me aktakuzën e ngritur kundër të pandehurve:  Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari e pranuar në Gjykatë më 14 shtator, pas vlerësimit të kryetares së Trupit Gjykues, e cila është ngarkuar me lëndën, është vendosur që aktakuza t’i kthehet në përmirësim dhe qartësim Prokurorisë Speciale të Kosovës. Sipas njoftimit nga Gjykata, “kjo është bërë për shkak se e njëjta nuk është përpiluar konfrom nenit 241 paragrafi 1 pika 1.4 të Kodit Penal të Kosovës. Po ashtu janë dhënë dhe arsyeje lidhur me anulimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e masës së përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike”. Arsyeja e kthimit të aktakuzës sipas kryetares së Trupit Gjykues bie për shkak se dispozitivi i aktakuzës në pjesën e përshkrimit faktik të veprës penale është konfuz dhe si i tillë nuk lejon mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të shumta të këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …