Gjykata vendos masën e sigurisë prej 30 ditësh paraburgim për Donika Kadaj-Bujupin

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar deputetës së
AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi masën e sigurisë, paraburgim për 30 ditë. Ky vendim
u bë me kërkesë të Prokurorisë. Gjykata Themelore në Prishtinë sot mbajti seancën
dëëgjimore, me rastin e vendosjes, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në
Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurës, Donika Kadaj-Bujupaj
për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës
apo mjetit të rrezikshëm” (nga neni 375 par.2 lidhur me nenin 31 të KPK), dhe
veprën tjetër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” (nga neni 375
par.1 të KPK) dhe vendosi që ndaj të njëjtës të caktoi paraburgimin në
kohëzgjatje prej 1 muaji llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data
18.11.2015.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …