Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, ka deklaruar se gjykatat në Turqi i kanë liruar më se 800 obligues ushtarakë që ishin të arrestuar në kuadër të hetimeve lidhur me puçin e dështuar të 15 korrikut. Në Stamboll 758 prej 989 obliguesve nën arrest, ishin liruar nga Zyra e prokurorit publik, pas vendimit gjyqësor. Në mesin e të liruarve ka pasur edhe studentë universitarë. Një gjykatë në kryeqytetin Ankara i ka liruar 47 obligues ushtarakë të arrestuar. Sipas të dhënave më të reja të shpallura nga ministri i brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, më se 9 mijë njerëz, shumica në ushtri, janë nën arrest pas grusht shtetit të dështuar, transmeton REL. Gjatë këtij grusht shteti janë vrarë më se 200 vetë. Mijëra të tjerë janë arrestuar, por kundër tyre nuk janë paraqitur akuza formale.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …