Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, me anë të së cilës ishte kërkuar që të dorëzohet dosja paraprake e Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri më 1 qershor 2021. Në këtë vendim, shpjegohet historiku i çështjes së kësaj kërkesë, ku thuhet se më 12 mars 2021, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë “Vendimin për Kategorizimin e Provave sipas Rregullës dhe Çështjet e Ndërlidhura. Në këtë vendim për kategorizim të provave, thuhet se ndër të tjera, gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën nga mbrojtja e Kadri Veselit, për të urdhëruar Prokurorinë e Specializuar të paraqesë dosjen paraprake në përputhje me Rregulloren deri në prill 2021. Pastaj saktësohet se më 24 mars 2021, gjatë konferencës së katërt të statusit në këtë rast, mbrojtja e Veselit ka kërkuar që gjyqtari i procedurës paraprake të urdhërojë Zyrën e Speciales të paraqesë dosjen paraprake deri më së voni me 1 qershor 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …