Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën për lirim të ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Gjykatësi i procedurës paraprake, në Gjykatën Speciale,  Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën për lirim të  ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala.  Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake ka arritur në përfundimin se ekzistojnë rreziqet që i akuzuari Pjetër Shala, sipas pretendimeve dhe paragjykimeve të tij  do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së gjykatës ose do të kryejë krime gjithnjë të pretenduara kundër atyre që konsideroheshin  si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar dëshmi në Zyrën e Prokurorit. Pjetër Shala është arrestuar më 16 mars të vitit 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …