leoni

Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Gjykatësi paraprak ia ka vazhduar masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për gjoja krime lufte në Kosovë

Gjykatësi paraprak i Gjykatës Speciale në Hagë,  ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për gjoja krime lufte në Kosovë. Sipas vendimit të gjyqtarit paraprak lirimi  nga paraburgimi  i Pjetër Shalës, paraqet rrezik të arratiset, ta  pengojë ecurinë e procedurave gjyqësore ose rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i dhanë dëshmi Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale. Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …