Familjarët e të vrarëve e masakruarve nga Oliver
Ivanoviqi, Delibashiqi e të tjerë shprehe të zemëruar dhe shumë të zhgënjyer në
drejtësinë e EULEX-it i cili dënon sipas preferencave të Beogradit. Familjarët
thonë se lirimi i kriminelit të njohur, Delibor Delibashiq, që ka vrarë
shqiptarë qysh prej vitit 1981 është skandaloz. Gani Xhakës i është vrarë
gruaja dhe i është plagosur vajza menjëherë pas lufte, për të cilat veprime 4
personat tjerë të akuzuar bashkë me Ivanoviqin, janë shpallur të pafajshëm. “Kjo
është e tmerrshme. Kjo nuk është drejtësi, por në këtë gjendje i kemi ne
Gjykatat dhe drejtësinë. Njerëzit kanë vdekur e janë vrarë e kriminelët në
liri”, ka thënë Xhaka i cili gjithashtu ka qenë dëshmitar në këtë rast. Kur
është lexuar aktgjykimi nga gjyqtarja rumune, Roxana Comsa, ka pasur shumë
reagime nga publiku, por ajo i ka injoruar dhe përbuzur familjarët për shkak të
reagimit të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …