leoni

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykimi i krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale, në Hagë, ka hyrë në fazat finale të dëshmive dhe provave të Prokurorisë

Gjykimi i krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale në Hagë; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ka hyrë në fazat finale të dëshmive dhe provave të Prokurorisë, që pritet të mbyllen deri më 15 prill të këtij viti. Juristit nga Belgjika, Skënder Musliu, deklaron se aktgjykimi në shkallën e parë është vështirë të merret këtë vit, duke pasur parasysh mundësinë e ankimeve dhe ndërhyrjeve të mundshme në procesin gjyqësor. Prokuroria Speciale ka ngritur akuza për pengim të drejtësisë, duke përfshirë ish-Presidentin Hashim Thaçi, si dhe ka arrestuar disa individë të lidhur me akuzat për pengim të administratës së drejtësisë. Në këtë kuadër, disa të akuzuar kanë pranuar fajësinë për veprime të tilla, ndërsa është konfirmuar një aktakuzë e re për Hashim Thaçin dhe disa bashkëpunëtorë të tij për përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Skënder Musliu theksoi se ndërhyrjet në drejtësi janë një fenomen shqetësues që mund të ndikojnë në administrimin e drejtësisë dhe të nxjerrin pasoja të rënda për Thaçin dhe të tjerët. Sipas tij, procesi mund të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese në Hagë, për shkak të mundësisë së ankesave dhe kontesteve.

Kontrolloni gjithashtu

Marko Prelec: Është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në çështjet e përditshme

Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, ka vlerësuar se është e …