Gjykimi ndaj Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme për çështjen Gërdeci ka mbetur në pritje të një letër-porosie të dërguar në SHBA nga SPAK, ku kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit. Hetuesit shqiptarë kanë kërkuar që ai të pyetet në lidhje me kontratën që kishte me Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes për blerjen e fishekëve, të cilët më pas i ripaketonte për të fshehur origjinën e tyre kineze. Edhe pse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të heqe pengesën për të gjykuar ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci, SPAK ende nuk e ka dërguar dosjen për shqyrtim. Mësohet se prokuroria e Posaçme është duke pritur letër-porosinë e dërguar në SHBA ku ka kërkuar marrjen në pyetje të Efraim Diverolit një emër ky i përmendur për kontratën me Ministrinë e shqiptare të Mbrojtjes. SPAK duket se ka vendosur të mos e dërgojë në gjykatë dosjen ndaj ish-ministrit pa dëshminë dhe materialet e ardhura nga SHBA. Licenca e Diverolit dhe firmës së tij AYE u bllokua vetëm pak ditë pas skandalit të Gërdecit në Shqipëri dhe shkrimit të botuar në “Nju Jork Tajms” në lidhje me këtë çështje. Ai kishte shënuar në dokumente se municionet e kallashnikovit ishin prodhim hungarez i viteve 1965-1975, por në fakt ato ishin prodhim kinez. Fishekët ishin blerë në Shqipëri në bazë të disa kontratave me firmën.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …