Nevenka Tromp

Gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, do të zgjasë së paku edhe tri deri në katër vjet, thotë hulumtuesja, Nevenka Tromp

Gjykimi  kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerëve në Hagë do të zgjasë së paku tri deri në katër vjet, thotë Nevenka Tromp, hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Për shtatë vjet e gjysmë,  janë paditur vetëm gjashtë të pandehur dhe se vetëm një rast është finalizuar. Ajo thotë se gjatë vitit të kaluar u bë e qartë Gjykata Speciale nuk po punon në aktakuza të reja dhe se këtë vit pritet përfundimi i gjykimit të Pjetër Shalës. Në tetë vjetët e punës së Gjykatës Speciale do të kemi dy aktgjykime. Sa i përket katër të pandehurve, në të ashtuquajturin gjykim ndaj Thaçit dhe të tjerëve, këta katër po gjykohen. Hapja e këtyre gjykimeve ishte në prill të vitit 2023 dhe nëse mund të gjykoni se sa i shpejtë ka qenë rasti i Salih Mustafës, dhe sa i shpejtë ishte rasti i Pjetër Shalës, atëherë mund të presim që gjykimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve të zgjasë së paku edhe tri deri në katër vjet”, deklaron  Nevenka Tromp. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …