Deputetja e Partisë Socialiste dhe sekretarja për Koordinim Elektoral e kësaj partie Blerina Gjylameti, gjatë një interviste e pranon se brenda maxhorancës ka mos pajtime në mes PS-së dhe Lëvizës Socialiste për Integrim. Për koalicionin qeverisë ka thënë ajo së është duke funksionuar mirë edhe pse përherë ka debate e kundërthënie për çështje të caktuara, ngase edhe brenda koalicionit jemi konkurrentë. Më tutje ajo shton “ne jemi lokomotivë, të tjerët kanë të bëjnë më me vagonët që i bashkohen. PS-ja është forca e vetme udhëheqëse dhe transformuese, ndërsa gjithë të tjerët mund t’i bashkëngjitën. Një pari e madhe për t’u bërë pak më e madhe e ka pak më të vështirë, një parti më e vogël për t’u bërë pak më e madhe e ka më të lehtë”, është shprehur Gjylameti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …