Gjyle Ukëhaxhaj: Ademi më porositi të kujdesem për fëmijët, m’ i la amanet mua dhe Kosovës të kujdesemi për ta

Gjyle Ukëhaxhaj: Ademi më porositi të kujdesem për fëmijët, m’ i la amanet mua dhe Kosovës të kujdesemi për ta

Në intervistën për Televizionin Dielli dhe Radion Kosova e Lirë, zonja Gjyle Ukëhaxhaj, bashkëshorte e dëshmorit të Kombit, Adem Ukëhaxhaj, ka sjellë kujtimet nga jeta e saj si grua dëshmori dhe nënë e tre fëmijëve.

Zonja Gjyle ka treguar për aktivitetin e burrit para luftës, aktivitete me të cilat është marrë Adem Ukëhaxhaj.  Ai shkollën fillore e të mesme i kreu në Deçan pastaj shkollën e mesme ushtarake e kreu në Sarajevë ku edhe e kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1982 emërohet rreshter në Manastir të Maqedonisë ku punoi dy vjet. Pastaj regjistrohet në Akademinë Ushtarake, në Beograd në degën e Këmbësorisë,  të cilën e kreu me afat rekord me notë mesatare 9.8. Në shtator të vitit 1987 merr gradën e nëntogerit dhe caktohet të punojë në Brçko. Një vit më vonë avancohet në gradën e togerit ndërsa pas dy vitesh në atë të kapitenit.

Në vitin 1985 Ademi paraburgoset në Sarajevë ndërsa gjykimi u bë në Lubjanë. Edhe pse e dinte gjuhën zyrtare të Shtetit ai u mbrojte në gjuhen amtare. Falë zgjuarsisë Ademi u lirua nga aktakuza si i pafajshëm dhe vazhdoi punën deri në vitin 1991 kur e lëshoi punën dhe u kthye në Kosovë. Kur është kyçur në radhët e UÇK-së, ai fillimisht i  ka stërvitur ushtarët por edhe ka sjell  armatim nga Shqipëria. Ka qenë i përgatitur ushtarakisht. Ka pas bashkëpunim me Ahmet Krasniqi, Sali Çekun komandantë  të tjerë.

Pasi filluan luftimet ai na largoi nga Carrabregu. Pas një kohe që nuk ishim parë me të ai erdhi për t’ u përshëndetur. E mori djalin e përqafoi dhe më porositi të kujdesem për fëmijët, mi la amanet më tha” ti dhe i Kosova duhet të kujdeseni  për fëmijët. Kur morëm vesh se u plagos Ademi shkuam në spitalin ushtarak, në Irzniq.  Plagën e kishte pasur në gjoks, mjeket bënë të pamundurën dhanë edhe gjak,  por aq kishte pasur jetë, nuk arriti të mbijetojë.

Tre muaj pas  rënies së Ademit, ne familja dolëm nga Prapaqani në Strellc. Ishte rrugëtim i rëndë kohë me stuhi e  me shi. Tre dite rrugë ditë e natë, me tre fëmijë të vegjël, nëpër bjeshkë e male. Kur përgatitshim bukën kishim frikë se mos po na shohin serbet tymin e zjarrit.

Mandej shkuam në fshatin Dacaj të Sanxhakut ku u mirëpritem shumë mirë nga ajo familje. Pastaj ata na dërguan  në Rozhajë dhe i porositën të vetës që  të kenë kujdes për ne për  familjen e Ademit. Por fatkeqësisht, ne ramë në postbllokun e forcave policore. Unë u prezantova në emër të kunatës se gjoja po shkoja te burri në Gjermani. Kur i verifikoi të dhënat na liruan. Me tutje serish na ndali policia,  po babai  i Ademit i tha se fëmijët janë lodhur  nga rruga e gjatë. Patëm fat na liruan. Shkuam në Shtoj, në Ulqin ku qëndruam tre javë. Pastaj  shokët  e Ademit na pritën, në Shqipëri.

Një kushëri i Ademit na kaloi me kombi, por fatkeqësisht atë ditë kishte organizuar protesta Sali Berisha, neve policia na arrestoi duke dyshuar se  ne ishin nisur  për të marr pjesë në to. Përcjellësin tonë e arrestuan, ndërsa mua me fëmijë na lanë në rrugë.

Ndërkohë unë e kontaktova vajzën e dajës dhe e bëra një telefonatë dhe pas pak ajo erdhi e na mori. Shkuam në banesë,  mandej shkova në shtab,  te shokët e Ademit, ku qëndrova tre muaj. E falënderoj posaçërisht Ahmet Krasniqin sepse ai me takoi. Me të biseduam gjerë e gjatë, në atë takim më dha mirënjohjen për dëshmorin,  me gradën kapiten i klasës të parë. Atë natë mbrëmje u vra, Ahmet Krasniqi.

Në nëntor të vitit  1998, me fëmijë  shkuam në Gjermani tek prindërit e mi. Aty qëndrova dy vite. Vendimi për tu kthyer në vendlindje, në Kosovës e çliruar e mora  me rastin e rivarrimit të Ademit dhe nga fjalët e tij që m’i kishte lënë amanet.  U kthyem,, rivarrimi u bë  në Carrabreg, aty e ka edhe lapidarin. Adem Ukëhaxhaj Është dekoruar edhe nga Atifete Jahjaga. Fëmijët janë shkolluar dhe kanë diplomuar. Me këtë intervistë i falënderoj fëmijët e mi për përkrahjen që më kanë dhënë vazhdimisht, juve faleminderit që më dhatë mundësinë që të shpalos sado pak atë pjesë të përjetimit, ka përfunduar bisedën e sa zonja Gjyle Ukëhaxhaj në Televizionin Dielli.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …