Gjyqi i Apelit në Beograd mori vendim definitiv për lirimin nga aktakuza të tetë pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të akuzuar për ekzekutimin dhe vrasjen mizore të 1.313 myslimanëve të Srebrenicë, më 14 korrik të vitit 1995. Gjykata e Apelit në Beograd po i përfundon lëndët, ashtu sikur ka kërkuar regjimi i Aleksander Vuçiqit. Qëllimi është jo vetëm që të mos zhvillohem më tej gjykime për krime lufte, por përmes një obstrukcioni të tillë po bëhen përpjekje që të bëhet që të pamundësohet puna e Gjykatave për krime lufte. Arsyetimi i aktakuzës bazohet në faktin se gjoja akuzën nuk e ka ngritur prokurori i autorizuar. Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte prej viti të kaluar e deri në maj të këtij viti nuk ka caktuar asnjë prokuror, as kryes të detyrës së tij. Dhe pikërisht në këtë periudhë është ngritur akuza për krime lufte në Kravicë, afër Srebrenicës. Për këtë lëshim të qëllimshëm akuza kundër kriminelëve është hedhur poshtë. (Al-Xhazira-RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …