KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjyqtarët e Gjykatës Speciale kanë vendosur të pranojnë si provë kopjen e një ditari, që e ka manipuluar shërbimi sekret serb

Gjyqtarët e Gjykatës Speciale kanë vendosur të pranojnë si provë kopjen e një ditari  të  luftës, që thuhet se qenka i një pjesëtari  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa origjinali gjendet në Serbi. Madje  thuhet se ky “ditar” ka dëshmi të forta. Ditari ishte në pronësi  të Shërbimit Sekret Serb, ai ishte manipuluar dhe ishte përdorur kundër UÇK-së në disa raste. Zyra e Prokurorit  ka vetëm kopjet e këtij dokumenti, por ka refuzuar ta marrë origjinalin nga Serbia kur mbrojtja e ka kërkuar, ndërsa ekipi i avokatëve në Hagë ka dyshime të forta se faqet e këtij ditari janë të manipuluara, pasi shkrimi dallon në shumë prej faqeve. Pjesët më inkriminuese të kësaj fletoreje mbi të cilat kërkon të mbështetet Prokuroria janë shkruar me një dorëshkrim krejtësisht të ndryshëm dhe është përdorur  fjalor që nuk përshtatet me pjesën tjetër të fletores. Ruajtja e këtij dokumentit është komprometuar rëndë me boshllëqe domethënëse gjatë të cilave nuk dihet se ku, nga kush dhe në cilat kushte është mbajtur deri tani. Mbrojtja e krerëve  të UÇK-së ka theksuar se ka dallime të mëdha në shkrim në faqe të ndryshme të ditarit. Madje, aty ku ka elemente më inkriminuese.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …